Telegrafi

Shpëton nga peshkaqeni që kafshon dërrasën e sërfit e jo atë! (Foto)

Zoe Steyn ka qenë duke bërë sërf në Nahoon të Afrikës së Jugut, kur është sulmuar nga një peshkaqen.

Adoleshentja 13-vjeçare ia ka dalë të largohet nga grabitqari, që ia kafshoi dërrasën, transmeton Telegrafi.

Shenjat në dërrasë nga kafshimi i fuqishëm

“Isha 70 metra larg bregdetit. Ka mundur të më shqyente. Ia pashë sytë e mëdhenj dhe menjëherë më sulmoi”, ka thënë Steyn lidhur me rastin.

Mirëpo, ajo ia doli të largohej pa u lënduar në breg. /Telegrafi/