Sot gjatë fillimit të mbrëmjes, katedralja e Notre-Damit në Paris u përfshi nga flakët, të cilat më pas u përhapën në të gjithë çatinë, duke e bërë të vështirë ndaljen e flakëve.
E gjithë çatia ishte rrënuar, së bashku me spiralen kryesore.
Zjarri në Notre Dame, dëshpërimi i Presidentit Francez: ‘Po digjet emocioni i një kombi….’
Struktura qendrore e katedrales ka arritur të shpëtohet dhe të ruhet. Kjo strukturë përfshinë muret dhe dy kulla kryesore.
Edhe pse ndodhi mrekullia e papritur për shpëtimin e objektit, një zjarrfikës është lënduar rëndë, raportohet nga AFP
Ende nuk dihet identiteti i zjarrfikësit, por sipas AFP, gjendja e tij është e rëndë.
Ministri i Brendshëm i Francës, më herët pati reaguar duke thënë se nuk dihet nëse do të arrijmë që ta shpëtojmë Notre-Damin, por si duket ende ka shpresë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. /syri.net/