Telegrafi

Shpëtojnë 40-vjeçaren, mbeti e ngujuar plot një javë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Turqi

Pikërisht një javë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat një grua 40-vjeçe.

Sibel Kaya është shpëtuar në juglindje të rajonit Gaziantep, 170 orë pas tërmeteve shkatërruese që nuk lanë pothuajse as edhe një objekt pa e dëmtuar në këtë rajon të Turqisë.

Ajo u nxor nga rrënojat e ndërtesës së shembur pesëkatëshe, e cila ishte bërë pothuajse “rrafsh me tokë”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dridhjet e tokës detyrojnë ekipet amerikane dhe ato franceze të shpëtimit, të largohen me shpejtësi nga ndërtesa e shembur në Turqi

Shpëtimtarët në Kahramanmaras kishin vënë kontakte me tre të mbijetuar tjerë raporton CNN, kurse besohet se bëhet fjalë për një nënë, vajzën dhe foshnjën e saj.

Në anën tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se gjasat për të gjetur të mbijetuar tjerë janë duke u zvogëluar, pasi janë bërë një javë nga tërmeti shkatërrues. /Telegrafi/