Telegrafi

I shpëtoi përplasjes së trenit për vetëm dy sekonda, autoritetet e qytetit britanik publikojnë pamjet e momentit rrëqethës

Kamerat e sigurisë në qytetin britanik kanë kapur momentin kur një vajzë i shpëton vdekjes për vetëm dy sekonda, pasi prapa shpinës së saj kalon treni me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.

Ajo nuk respektoi shenjat e komunikacionit, laurën si dhe rrethojën mbrojtëse duke i kërcyer dhe kaluar matanë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo nuk ishte e vetëdijshme që në ato momente po vinte treni që lëvizte me shpejtësi tepër të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe, ku vetëm dy sekonda pasi kaloi shinat vajza, treni kaloi me shpejtësi – duke ia rrezikuar jetën edhe vajzës tjetër që në ato momente deshi të kalojë në anën tjetër të shinave.

Ngjarja ka ndodhur në prill, të njëjtin vend ku në dhjetor të vitit 2005 patën humbur jetën dy adoleshente që u goditën për vdekje nga treni.

Ishin Olivia Bazlinton, 14 dhe Charlotte Thompson, 13 që humbën jetën kur treni që lëvizte me shpejtësi prej mbi 120 kilometra në orë, i goditi derisa ishin nisur për të blerë dhurata për festat e fundvitit. /Telegrafi/