Telegrafi

Shpëtoi i palënduar, pasi plumbi e qëlloi në telefon (Foto)

Një burrë nga Afganistani ka shpëtuar gjallë dhe pa lëndime, pasi plumbi e ka qëlluar në telefon.

Nuk dihet se si ka ndodhur kjo ngjarje, ku Nokia 301 që është prodhuar para tri vitesh i ka dalë në mbrojtje viktimës, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e postuara në Twitter, nga kompania për prodhimin e telefonave, e shfaq plumbin e mbetur në pajisjen teknologjike.

Disa thonë se arma ka qenë shumë larg nga caku, përndryshe telefoni do të shkatërrohej dhe nuk do ta mbronte.

Në anën tjetër, disa pretendojnë se ky është një mashtrim nga Nokia, vetëm që t’i bëhet publicitet produkteve të veta, që të shiten më shumë në zona të luftës. /Telegrafi/