Tanay Panpalia ishte së bashku me një grup shokësh pranë një liqeni në Nagpur të Indisë, kur e panë një ujk të cilit i kishte ngecur koka në një bidon plastik.
Pa humbur kohë, 26-vjeçarja telefonoi departamentin për mbrojtjen e mjedisit, duke thënë se kafsha mund të ngordhte sikur mos të intervenohet shpejtë, sepse është stërkequr nga uria, transmeton Telegrafi.
“Ishte thuajse asht e lëkurë, pasi nuk kishte ngrënë për një kohë shumë të gjatë. Më dhimbsej se si bridhte i pashpresë”, ka thënë Panpalia.
Së bashku me shokët dhe grupin e shpëtimit, ata kërkuan për dy orë nëpër pjesën malore, derisa e gjetën ujkun, që besohet se e ka futur kokën në bidon në kërkim të ushqimit.
Pas ia kanë lidhur këmbët lehtë për tu siguruar se nuk i sulmon, ata e kanë prerë bidonin dhe ikën për ta lënë të lirë.
Nuk dihet se sa gjatë ka mbetur pa ushqim, por duke pasur parasysh gjendjen e trupit, besohet se ka qëndruar në atë formë për një kohë shumë të gjatë. /Telegrafi/