Mbrëmjen e së premtes, një person i moshës 40 vjeç i cili tentoi ta lëndoj vetën duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoç i Epërm është shpëtuar nga njësitet ndihmëse të Policisë së Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, njësitet e ndihmës kanë arritur ta bindin që të tërhiqet nga muri.
“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri”, ka thënë Hashani.
Ai po ashtu tha se personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve.
“Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/