Site icon Telegrafi

Shpëtohet fëmija i porsalindur që ishte futur nën dhe në Indi, u pa derisa e kishte vetëm një këmbë përjashta

Fëmija i porsalindur që ishte futur nën dhe në Uttar Pradesh të Indisë, është shpëtuar në moment të fundit nga disa punonjës të ndërtimit.

Ata po përgatiteshin të fillonin disa punime, kur dëgjuan të qarat e mbytura të fëmijës, ndërsa e panë edhe një këmbë të vogël përjashta, transmeton Telegrafi.

Në pamjet rrëqethëse, shihet një burrë që me kujdes e largon dheun, para se ta nxjerrë djaloshin të gjallë përjashta.

Deri më tani, ende nuk dihet se kush janë prindërit e fëmijës, që besohet të jetë një fëmijë jashtëmartesor.

Raportohet se atë e kanë dërguar në një qendër kujdesi për fëmijë, teksa ka gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version