Site icon Telegrafi

Shpëtohen nga djegia dy fabrika në Istog (Video)

Zjarrfikësit e Komunës së Istogut, intervenuan me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet, për ta shuar zjarrin nga drunjtë në parkun afër fabrikës së lëngjeve “Top Joy” në fshatin Shushicë.

Edhe një natë më parë, në po të njëjtin vend ishte përhapur zjarr, por intervenimi me kohë i kësaj njësie emergjente bëri që dy objekte afër vendit të zjarrit, që dikur ishin reparte prodhimi, të mos përfshihen nga flakët edhe pse pati erëra të forta.

Haki Belaj, Inspektor për parandalimin dhe Hulumtimin e shkaqeve të zjarrit në Komunën e Istogut, ka thënë se një gjë e tillë ndodh shpesh, për shkak se banorët e zonës i djegin deponitë ilegale të mbeturinave dhe era e përhap zjarrin.

Ndonëse fabrikat janë shpëtuar, zjarri ka arritur të shkatërrojë gjysmë hektari me pisha dhe drunj të ndryshëm. /Klan Kosova/

Exit mobile version