Telegrafi

Shpëtohen kafshët nga kopshti zoologjik në Fier

Policia dhe veterinerët kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë pyjore, Anduel Xhalia, tha se ndërhyrja do bëhet të dielën pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit.

Lexo po ashtu Mediat angleze shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier (Foto/Video)

“Nuk e dimë se në çfarë gjendje janë kafshët, të ushqyera apo jo, ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme”, tha ai. /Ora News /Telegrafi/