Telegrafi

“Shpëtim për Vallandovën” paralajmërojnë masa radikale nëse nuk pranohet referendumi

Iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” paralajmëroi masa radikale përderisa këshilltarët dhe komuna tentojnë të anashkalojnë qytetarët. Ata përmes një komunikate informojnë se kryetari i Këshillit të Komunës së Vallandovës nuk është përgjigjur zyrtarisht në pyetjen e qytetarëve, në afatin e paraparë me ligj prej tre ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht ata thonë se për nesër është paraparë seancë nga Këshilli i Komunës në orën 20:30, në të cilën në rend dite do të jetë edhe propozimi i iniciativës “Shpëtim për Vallandovën”.

Nga kjo iniciativë ju bëjnë thirrje këshilltarëve që në seancën e nesërme të vendosin në interes të qytetarëve, në të kundërtën do të ndërmarrin masa më radikale, siç janë protestat, bllokimi i rrugëve dhe instrumente tjera demokratike./Telegrafi/