Site icon Telegrafi

Shpëtim Idrizi thekson se Trepça ’89 ka nevojë për një sulmues – pas barazimit me Feronikelin

Trepça ’89 ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Feronikelit në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Strategu i skuadrës nga Mitrovica, Shpëtim Idrizi ka thënë se ata kanë nevojë për një sulmues që t’i finalizojë raste, derisa kishte një urim edhe për gjyqtarët e takimit.

“Ishte një ndeshje e hapur nga dy skuadrat dhe me raste të shumta për shënim”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Trepça ’89 dhe Feronikeli ndahen në paqe

“Mëkat që nuk morëm pikët e plota, pasi që kishim disa mundësi për të shënuar. Na mungon pjesa finale te goli, ose më mirë të themi një sulmues që e shtyen topin drejt golit”.

“Megjithatë, i falënderoj lojtarët për angazhimin dhe kam një urim për gjyqtarët e ndeshjes, të cilët e kanë kryer detyrën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Idrizi.

‘Minatorët’ vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e pestë të renditjes tabelare, mirëpo tashmë kanë 32 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version