Site icon Telegrafi

Shpëtim Idrizi pas humbjes: Gjilani e meritoi fitoren

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka folur pas humbjes nga Gjilani, duke thënë se ishte humbje e merituar, pasi nuk shfrytëzuan rastet.

Trepça ’89 u mposht në udhëtim te Gjilani me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i mitrovicasve, Idrizi, i cili pavarësisht kësaj ishte i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

Lexo po ashtu Ismet Munishi e nis me fitore aventurën te Gjilani, mposht Trepçën ‘89

“E kam ditur se do të jetë e vështirë”, ka thënë fillimisht Idrizi pas ndeshjes.

“Kemi nevojë për një sulmues, por pavarësisht jam i kënaqur me lojën në pjesën e dytë”.

Lexo po ashtu Ismet Munishi flet pas debutimit te Gjilani, ka një dedikim për fitoren dhe paralajmërim për ekipet kundërshtare

“Ne nuk i shfrytëzuam gjysmë-rastet dhe Gjilani dominoi”.

“Kur nuk i shfrytëzon rastet edhe pëson, kështu që Gjilani me meritë fitoi ndeshjen”, përfundoi trajneri i 89-shit. /Telegrafi/

Exit mobile version