Site icon Telegrafi

Shpëtim Babaj rrëfen se si në moshë të re kishte oferta nga Empoli dhe Fiorentina

Shpëtim Babaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-futbollisti ka zbuluar se si në moshë të re ka pranuar oferta nga dy klubet e Serie A, Empoli dhe Fiorentia.

“Kishte shumë interesim për mua në atë kohë, isha shumë i ri, luaja për Kroacinë U-17 në atë kohë”, ka rrëfyer fillimisht Babaj.

“Nga aty jam shkuar me traget, ku më prisnin në Ancona. E kisha anijen në ora 21:00 nga Spliti”.

“Kur erdhën ata, thoshin nuk është Shpëtimi, e thirrën trajnerin dhe i thanë që nuk është Shpëtimi”.

“Ekipi tashmë e kishin vërejtur se nuk jam aty, por unë tashmë isha në Itali…”, ka zbuluar më tej ish-futbollisti.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version