Telegrafi

Shpërthimi i një vullkani në Japoni, hiri toksik mbulon gjashtë qytete (Video)

Vullkani që ndodhet në një mal në Miyazaki të Japonisë, është aktivizuar pas gjashtë vitesh dhe ka nxjerrë pluhur të dendur dhe toksik.

Sipër kraterit është krijuar një shtëllung gjigante hiri  deri në dy kilometra, që më pas ra mbi gjashtë qytete që ndodhen në afërsi, transmeton Telegrafi.

Banorët janë këshilluar të mbajnë maska dhe të shmangin daljet e panevojshme, pasi hiri që ka rënë ka elemente helmuese dhe mund të shkaktojë pasoja.

Raportohet se pas një kohe që zona është errësuar nga tymi, gjendja ka filluar t’i kthehet normalitetit, ndërsa nevojitet mjaft kohë deri të pastrohet. /Telegrafi/