Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë në liqenin e Ujmanit.
“KFOR-i po monitoron nga afër çdo zhvillim të sigurisë dhe mban një qëndrim të shkathët dhe fleksibël në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”.
“Gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët letonezë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it”, thuhet në një njoftim të KFOR-it në Facebook.
Të dielën, në afërsi të Liqenit të Ujmanit ndodhi një shpërthim me granatë dore.
Nuk u raportua për të lënduar por vetëm për dëme materiale në disa makina të parkuara afër liqenit.