Zyrtarët policor besojnë se shpërthim në qendër të qytetit të Nashvillet ishte një veprim i qëllimshëm.
Në një konferencë të shkurtër shtypi të premten në mëngjes, zëdhënësi Don Aaron tha se njësia e pajisjeve të rrezikshme të departamentit drejtohej në qendër të qytetit në përgjigje të një thirrjeje për një automjet të dyshimtë kur ndodhi shpërthimi.
“Ne besojmë se shpërthimi ishte një veprim i qëllimshëm”, tha Aaron, raporton cnn.
Tre njerëz janë transportuar në spitale nga skena, por askush nuk është në gjendje kritike, sipas zëdhënësit të Nashville Fire, Joseph Pleasant.
Incidenti është nën hetim nga agjenci të shumta, si lokale dhe federale, duke përfshirë FBI dhe ATF, tha Aaron.
Policia më parë postoi në Twitter se shpërthimi ndodhi jashtë 166 Avenue 2N., në qendër të qytetit. /Telegrafi/
Huge explosion in Downtown Nashville around 6am#nashville #nashvilleexplosion pic.twitter.com/50K9DbfkVr
— AB (@DJ_PAPA_SMURF) December 25, 2020