Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Gaza lë të vdekur gjashtë palestinezë

Të paktën pesë palestinezë e kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim i cili ndodhi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref Kudra, në një deklaratë me shkrim tha se si pasojë e shpërthimit që ndodhi në pjesën qendrore në Rripin e Gazës, gjashtë palestinezë vdiqen, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Ai theksoi se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin Shuheda al-Aksa të qytetit Dejr el-Belah në qendër të Rripit të Gazës.

Krahu i Hamas, Brigadat Izzeddin el-Kassam, deklaruan se shpërthimi i cili ndodhi dje në orët e mbrëmjes në Gaza, ka ndodhur në saje të një mekanizmi të përgatitur nga Izraeli.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se shpërthimi ishte një “ngjarje e rrezikshme dhe e madhe”, përcjell Telegrafi.

Në deklaratë thuhet se shpërthimi ka ndodhur me një mekanizëm të përgatitur nga Izraeli.

Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se nuk ka lidhje me shpërthimin në Gaza i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë palestinezëve.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se “ushtria izraelite nuk ka asnjë rol në këtë ngjarje”. /Telegrafi/

Exit mobile version