Një ish-fabrikë e çelikut është demoluar, në atë që po cilësohet si demolomi më i madh me mjete shpërthyese në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin fabrikën 65 metra të lartë në Redcar e cila hidhet në erë, pasi kryetari i luginës Tees, Ben Houchen, urdhëroi shtypjen e butonit që aktivizon mjetin shpërthyes, transmeton Telegrafi.
Për demolimin e objektit janë përdorur 1.6 tonë eksploziv, që po konsiderohet si shpërthimi më i madh i llojit të vet në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
The biggest controlled explosion in the country for 75 years, we’re told. The BOS plant at Redcar’s former steelworks brought down by 1.6 tonnes of explosives. pic.twitter.com/qG9DxIyeTe
— Ian Reeve (@IanReevebiz) October 1, 2022
Houchen e ka përshkruar këtë moment “si një e vërtetë e hidhur”, por theksoi se ndërtesa që kishte 105 mijë tonelata çelik, kishte mbetur e papërdorur që nga mbyllja e saj që ndodhi shtatë vite më parë.
Kjo fabrikë u mbyll pas 98 viteve, kur në vitin 2015 autoritetet përkatëse morën vendim që ta demolojnë me një shpërthim të kontrolluar. /Telegrafi/