Site icon Telegrafi

Shpërthimi i fuqishëm në Britani të Madhe që u ngjasoi banorëve me një “tërmet”, ka pasuar një zjarr që shkatërroi një shtëpi

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital, kurse banorët u evakuuan nga pronat e tyre pas shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një shtëpi dhe shkaktoi zjarr të madh në Illingworth në Britani të Madhe.

Shpërthimi që lëkundi shtëpinë sikur një “tërmet”, sipas dëshmitarëve okularë ka shkatërruar një ndërtesë, por banorët e gjashtë shtëpive përreth gjithashtu janë detyruar të braktisin pronat e tyre për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit nga West Yorkshire, kanë bërë të ditur se tre persona po trajtohen në spital, e shkalla e dëmeve që i kanë pësuar nuk është bërë e ditur.

Besohet se në shtëpi kanë jetuar një çift bashkëshortor së bashku me djalin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version