Site icon Telegrafi

Shpërthimi i fuqishëm dridh qytetin amerikan, menduan se ishte një tërmet – doli të jetë depo me mjete piroteknike

Një shpërthim i fuqishëm ka dridhur qytetin Ontario në Kaliforni, kurse një re e madhe tymi në formë kërpudhe është ngritur në qiell.

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një depoje të mjeteve piroteknike, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi është raportuar të martën pasdite, kurse një banor ka filmuar gjithçka me telefon të mençur.

E një banor tjetër ka thënë se kishte menduar se “bëhet fjalë për një tërmet”, ndërsa miku i tij që ishte në veturë dhe kalonte pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi, tha se dukej sikur po digjet fabrika e mjeteve piroteknike.

Një video e publikuar më poshtë  është filmuar pak metra larg vendit të ngjarjes. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin atë zonë për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

Exit mobile version