Site icon Telegrafi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë më 31 dhjetor 2024 nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra.

Viktima, 25 vjeç, ishte transferuar për trajtim në Turqi pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi lajmin për Telegrafin, duke thënë se viktima ka vdekur rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

Lexo po ashtu Shpërthejnë fishekzjarrët, lëndohet një person dhe dëmtohen banesa, lokale e vetura në Prizren

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.

Ai gjithashtu shtoi se prokurori i shtetit është informuar për situatën.

Viktima ishte dërguar dy javë më parë për trajtim mjekësor në Turqi, për shkak të djegieve të thella që kishte pësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version