Telegrafi

​Shpërthimi i bombolës, Komuna e Mitrovicës e ndihmon me 20 mijë euro familjen Brahimi

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim të ndajë 20 mijë euro ndihmë për familjen Brahimi nga Kçiqi, e cila u prek nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza përmes një postimi sot në Facebook.

“Me qëllimin që t’iu dalim në ndihmë familjes Brahimi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar ai, duke iu uruar shërim të shpejtë personave të lënduar.

Lexo po ashtu 10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, sot niset për trajtim në Suedi

Sipas Policisë së Mitrovicës, në një shpërthim nga bombola e gazit mbrëmë në Kçiq të Mitrovicës janë lënduar 13 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, prej nga janë transferuar në QKUK ku katër prej tyre i janë nënshtruar operimit për shkak të djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë./Telegrafi/