Telegrafi

‘Shpërthimi i bombës nga qafa e tij’ – festa e jashtëzakonshme e Brozovic pas golit ndaj Romës

(Foto: Screenshot/Twitter/Inter)

Marcelo Brozovic ishte njëri nga golashënuesit në fitoren e Interit ndaj Romës (3-1) në Serie A.

Nerazzurrët bënë atë që premtuan – respektimin e kampionatit duke i mposhtur Giallorossët me golat e Brozovic, Matias Vecino dhe Romelu Lukaku, derisa për mysafirët realizoi Henrikh Mkhitaryan.

Porse vëmendje mediatike ka marrë festa e mesfushorit kroat, i cili e realizoi golin e parë në ndeshje pas asistimit nga Matteo Darmian.

(Foto: Screenshot/SkySports)

28-vjeçari është admirues i madh i tatuazhe, ndërsa në trupin e tij ka mbi 20 të tilla.

(Foto: Screenshot/Twitter/Inter)

Së fundmi, ai ka bërë tatuazh në qafën e tij një bombë që u konsiderua si tatuazh i çuditshëm, porse e shfrytëzoi në festimin e golit ndaj Romës.

I ndihmuar nga bashkëlojtarët e tij, Brozovic festoi “duke e shpërthyer bombën në qafën e tij”. /Telegrafi/