Site icon Telegrafi

Shpërthime të forta në Gaza, 32 të vdekur brenda tre orëve pas sulmeve të premten

Sulme të dyanshme janë raportuar pas përfundimit të armëpushimit Izrael-Hamas, që kishte për qëllim lirimin e pengjeve izraelite dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Në qytetin e Gazës ka pasur shpërthime të forta mëngjesin e së premtes, dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë si tymi i dendur pas shpërthimit bartet në territor, shpërthime pati edhe në zonën Khan Younis dhe në Rafah,  transmeton Telegrafi.

Izraeli tha se ka rifilluar sulmet ajrore pasi negociatat nuk arritën të bënin një zgjatje të armëpushimit.

Ministria e kontrolluar nga Hamasi thotë se 32 persona janë vrarë në Gaza brenda tre orëve, pas sulmeve të premten.

Në anën tjetër një video e publikuar nga BBC tregon momentin kur në jug të Izraelit u dëgjua sirena për sulme ajrore, duke u dëgjuar më pas një shpërthim në sfond gjithashtu edhe raketa që ishte shkrepur në ajër. /Telegrafi/

Exit mobile version