Një seri shpërthimesh të fuqishme goditën Kievin këtë mëngjes, duke shkaktuar dëme të gjera në kryeqytetin e Ukrainës dhe ambasadat në vend.
Ministria e Jashtme e Portugalisë konfirmoi se ambasada e saj në Kiev u dëmtua së bashku me “disa misione diplomatike”.
“Është absolutisht e papranueshme që çdo sulm të synojë apo të ketë ndikim në ambientet diplomatike”, tha Lisbona në një deklaratë me shkrim.
Sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko, goditjet shkaktuan dëme në lagjet Holosiivskyi, Solomianskyi, Shevchenkivskyi dhe Dniprovskyi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
The Portuguese government vehemently condemns the attacks in Kiev this morning, which caused material damage to several diplomatic missions, including the Portuguese Embassy.
— Negócios Estrangeiros PT (@nestrangeiro_pt) December 20, 2024
Bëhet e ditur se distrikti Holosiivskyi u godit më rëndë, ku mbetën të dëmtuara ndërtesa, tubacionet e gazit dhe automjetet civile.
Administrata Ushtarake e Kievit raportoi një vdekje dhe tre të plagosur në Holosiivskyi, ndërsa kryebashkiaku Klitschko tha më vonë se kishte shtatë të plagosur në të gjithë qytetin, por nuk përmendi vdekje.
Autoritetet e qytetit pretendojnë se Rusia përdori një kombinim të raketave balistike Kinzhal dhe sistemeve Iskander-M ose KN-23.
Ndryshe, sulmet me raketa pasuan një sulm me dron gjatë natës në Kiev, ku të gjithë dronët thuhet se u kapën nga forcat ukrainase. /Telegrafi/