Telegrafi

Shpërthim i tubave me avull në New York, tymi mbulon rrugën (Foto/Video)

Rreth pesë tuba me avull me presion të lartë dyshohet se shpërthyen në një nga rrugët e New Yorkut (Fifth Avenue at 21st Street), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave, si pasojë disa ndërtesa janë evakuuar pas incidentit, ndërsa pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tymin që shpërtheu në qiell.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, por thuhet se rrugët janë bllokuar për qarkullim.

Bëhet e ditur se tymi u kthye nga e bardha në gri dhe pastaj e zezë dhe vazhdoi të ndryshonte ngjyrat.

Kjo supozohet se mund të tregojë mundësinë e një zjarri nëntokësor. /Telegrafi/