Site icon Telegrafi

Shpërthim me tritol në lokalin e Noizyt në Durrës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e mërkurë) tek lokali i reperit të njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nga ky shpërthim janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës që ndodhet në zonën e plazhit afër plepave në Durrës.

Nga kjo ngjarje po ashtu thuhet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Foto: Screenshot/YouTube

Noizy këto ditë ka qenë shumë i komentuar në media e rrjetet sociale pasi u përfshi në një përleshje fizike me ish-anëtarin e TBA, Kleviol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio”.

Lexo po ashtu “Noizy do bëhesh vrasës”, Cllevio me lot në sy tregon se ka pësuar goditje në kokë

Sherri i tyre filloi pasi ky i fundit kishte folur kundër artistit në rrjete sociale dhe e kishte ofenduar me familje.

Foto: Screenshot/YouTube

Përleshja e tyre fizike ndodhi saktësisht në lokalin e Noizyt, aty ku edhe ka ndodhur shpërthimi me tritol.

Lidhur me këtë akoma nuk është bërë një reagim nga ana e artistit 35-vjeçar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gn5aD_u7DeA&ab_channel=ReportTV

Exit mobile version