Telegrafi

Shpërthim në Zhur, vritet një polic e plagosen dy të tjerë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Zhur, ku si pasojë e një shpërthimi dyshohet se ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur.

Lajmin për Televizionin e Prizrenit e konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Televizioni i Prizrenit ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk ka ndonjë raport zyrtar të Policisë.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij rasti.