Këtë mëngjes në rrugën Sutlanska në Zagreb, një person i panjohur ka aktivizuar një mjet shpërthyes, sipas të gjitha gjasave granatë dore, raporton Jutarnji.hr duke u thirrur në deklaratat e policisë së Zagrebit.
Një person ka mbetur i plagosur si dhe disa vetura janë dëmtuar nga shpërthimi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet, transmeton Telegrafi.
Televizioni N1 raporton se ishte një grua ajo që e kishte aktivizuar bombën, që gjithashtu është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/