Telegrafi

Shpërthimi në veri të Kosovës – dëmtohet xhami i një banese dhe një veture

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës në orët e para të së hënës.

Policia njofton se dy persona rreth orës 03:00 të mëngjesit kanë raportuar se nga shpërthimi është dëmtuar xhami i një banese dhe xhami i një veture.

“Mitrovicë Veri 30.01.2023 – 03:00. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga një shpërthim është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, është duke u hetuar. /Telegrafi/