Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e metrosë në Uashington. Zyrtarët e metrosë në Uashington thonë se kanë pezulluar çdo shërbim në një seksion të metrosë, pasi stacioni u përfshi nga flaka dhe tymi
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qendrës Tregtare në Uashington.
Zëdhënësit e zjarrfikësve në vend kanë arritur ta ndalin zjarrin që ende nuk dihet se për çfarë arsye u shkaktua, duke evakuuar kështu zonën për shkak të tymit që ka kapluar metronë, shkruan ABC News.
Megjithatë, policia e Uashingtonit ka thënë se asnjë person nuk është lënduar nga ky shpërthim. /GazetaExpress/
Security footage shows explosion on tracks as Washington D.C. Metro train leaves station. https://t.co/L3169nNSTP pic.twitter.com/YmAhRqYfOH
— ABC News (@ABC) May 6, 2016