Një shpërthim në Sanremo, ka sjellë edhe plagosjen e aktorit Gabriel Garko dhe vdekjes së një të moshuare.
Aktori është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjëndje shoku. Ai ishte vendosur në një vilë ku jetonte këtë periudhë, në përgatitje të festivalit të Sanremos, (9-13 shkurt).
Një e moshuar ka ndërruar jetë, dhe ndihma e shpejtë po punon për të gjetur mes mbetjeve të vilës trupin e saj. Shpërthimi ndodhi në orën 09.00, në katin e dytë të Vilës “Della Rosa”, në lagjen rezidenciale të Solaros.
Mediat bëjnë me dije se Garko, i cili ndodhej në katin e parë, ka pasur vetëm disa djegie të vogla.