Telegrafi

Shpërthimi në Prishtinë, dëmtohen tri vetura – dyshohet për granatë të dorës

Foto: Ilustrim

Një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes, sot rreth orës 06:30, në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, por dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

“Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/