Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka ndodhur një shpërthim.
Rasti ka ndodhur të martën në Pejë, në ora 22:25.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës, e cila ishte e parkuar në oborr.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/