Një shpërthim i madh ka ndodhur në një mjet transportues, në rrugën Arbënor dhe Astrit Dehari, përballë QKUK-së.
Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:00, të ditës së mërkurë, por ende nuk dihet nëse ishte bombolë gazi apo diçka tjetër.
Në një video-incizimi të publikuar nga InfoPrishtina, shihet flakë e madhe, dhe dëgjohet zhurmë.
Në momentin e shpërthimit, ndodheshin qytetarë përreth dhe po ashtu vetura pranë mjetit transportues.
Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Agron Borovci, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione.
“Nuk kam diçka ende”, tha shkurt Borovci.