Site icon Telegrafi

Shpërthim në një market në Kamëz, raportohet për dëme materiale

Një sasi tritoli i është vendosur një marketi në rrugën ‘Demokracia’ në Kamëz.

Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

Policia e Tiranës, informacion paraprak:

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /Telegrafi/

Exit mobile version