Telegrafi

Shpërthim në një lokal në Ferizaj

Foto: Arkiv

Policia ka njoftuar se ka ndodhur një shpërthim në një lokal në Ferizaj.

Deri te shpërthimi ka ardhur si rezultat se i njëjti ka hedhur në shportë cigare.

“Një mashkull Kosovar ka raportuar se në lokalin e tij, derisa kishte hedhur në shportë në cigare, kishte shpërthyer një bocë e ngjitësit speciale dy komponentësh. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport të policisë. /Telegrafi/