Site icon Telegrafi

Shpërthim në një fushë futbolli në Belgjikë, thuhet se një person ka “hedhur veten në erë” (Foto)

Një njeri ka “hedhur veten në erë” në një fushë futbolli në Stembert të Belgjikës duke shkaktuar një evakuim të njerëzve në afërsi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, besohet se ky është një akt i izoluar dhe autoritetet kanë qenë në shtëpinë e viktimës për të siguruar që nuk ka eksplozivë të tjerë atje.

Siç thuhet më tej, viktima nuk është identifikuar zyrtarisht por mediat kanë raportuar se ishte një ish-ushtar i cili jetonte afër.

Panorama Steet dhe rrugët ngjitur janë evakuuar dhe banorët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi kur puna e pastrimit të jetë e plotë.

Incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizmin.

Një dëshmitar tha: “Kur mbylla derën e automjetit tim, dëgjova një shpërthim të madh, pashë pjesë që ngriheshin në ajër dhe mendova se ishte një shpërthim jo normal. Kam kuptuar se bëhej fjalë për një person që shpërtheu në vend dhe kam telefonuar drejtpërdrejt në stacionin e policisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version