Site icon Telegrafi

Shpërthim në një fabrikë kimike në Barcelonë, raportohet edhe për viktima

Të paktën një person ka vdekur pas një shpërthimi të madh në një fabrikë kimike në Barcelonë, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët thonë se shpërthimi tronditi ndërtesat afër dhe shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes.

Fotografitë dhe pamjet video që shfaqen në mediat sociale tregojnë rrënoja dhe copa xhami, të shpërndara në rrugët e afërta.

Shërbimet e urgjencës thonë se po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të përcaktuar se si ndodhi shpërthimi. /Telegrafi/

Exit mobile version