Një shpërthim në një depo për kimikate për përpunimin e ujërave të ndotura pranë Bristolit vranë katër persona sot.
Kjo përfshin tre punonjës të Wessex Water dhe një kontraktor, ka thënë policia, raporton skynews.
Një person tjetër u plagos, por nuk është në një gjendje të rrezikshme për jetën, transmeton Telegrafi.
Policia deklaroi se kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, por tani për tani po e hetojnë si një rast të izoluar.
Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit u njoftua se kanë arritur në vendngjarje pas shpërthimit.
Ndryshe, rezervuari përmbante një biomasë të fortë, produkt “i llojit të gëlqeres” i përdorur për procesin e trajtimit të ujërave të zeza në objekt. /Telegrafi/