Site icon Telegrafi

Në Ferizaj, tentohet të vidhet një filial i bankës me mjete plasëse

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 5:45 të mëngjesit me mjete plasëse, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, është tentuar të plaçkitet filiali i një banke në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës rajoni i Ferizajt, majori Muhamet Jahiri,

Sipas tij, tre persona të dyshuar janë munduar që me anë të shpërthimit me mjete plasëse të vjedhin para në këtë bankë, mirëpo nuk kanë arritur t’i marrin ato.

Ai po ashtu tha se ende nuk ka person të arrestuar, mirëpo policia është duke u marr me rastin.

“E konfirmoj që sot në orën 5:45 të mëngjesit në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, nga tre persona të dyshuar është tentuar të vidhet banka. Janë përdorur mjete plasëse, dhe nuk kanë arritur të vidhen para. Për momentin nuk ka të arrestuar. Ndërsa policia është ende duke hetuar rastin”, ka thënë Jahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version