Dy të lënduar rëndë është bilanci i një shpërthimi në fabrikën e armëve “Tara” në Mojkovc të Malit të Zi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shpërthim nga i cili dy punëtorët e fabrikës kanë pësuar djegie të rëndë.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth shkaqeve të shpërthimit, pas së cilës është ndërprerë puna në fabrikë.
Siç shkruajnë mediat, ky nuk është rasti i parë i shpërthimeve në këtë fabrikë, pasi që të tilla kishin ndodhur edhe më parë. /Telegrafi/