Telegrafi

Shpërthim me granatë në një banesë në Bulgarec të Korçës

Foto: Ilustrim

Një granatë mësohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Bulgarec të Korçës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

Në banesë nuk ka njeri pasi pronarët kanë vdekur më herët, ndërsa fëmijë nuk kanë.

Nuk dihet ende shkaku i vendosjes së lëndës plasëse.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/