Telegrafi

Shpërthim gazi në Londër, vriten dy persona

Dy njerëz mbeten të vdekur pas një shpërthimi të gazit në perëndim të Londrës.

Shpërthimi ndodhi në një lokal ku ka një sallon flokësh dhe një dyqan telefonash, raporton BBC.

Sipas zjarrfikësve, shpërthimi i gazit shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Pesë persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan pas shpërthimit dhe 16 të tjerë u evakuuan.

Policia thotë se incidenti nuk po trajtohet si një shpërthim gazi dhe një zëdhënëse e shërbimit të urgjencës tha se një person tashmë ishte lëshuar nga spitali. /Telegrafi/