Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, plagosen dy persona

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një biznes, argjendari.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se nga shpërthimi kanë mbetur dy persona të plagosur.

Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga një bombël gazi por nuk përjashtohet edhe tritoli.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”. /vizionplus/