Site icon Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Moskë, plagosen 25 persona

Në një shpërthim në një fabrikë në verilindje të Moskës, 25 persona u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Zagorsk, në qytetin Sergiev Posad, e cila prodhon gjithashtu pajisje për ushtrinë, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se shpërtheu një magazinë e lëndëve piroteknike që një kompani kishte marrë nga fabrika. Dy të plagosurit janë transportuar në spital.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë çliruar territor pothuajse sa dyfishi i madhësisë së Uellsit

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk është shkaktuar nga mjete ajrore pa pilot”, njoftoi TASS.

Fabrika e Zagorsk zhvillon dhe prodhon pajisje optike për ushtrinë, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version