Me mijëra persona janë evakuuar pasi një seri shpërthimesh dhe zjarresh përfshinë një depo municionesh në Ukrainë.
Paraprakisht, zyrtarët atje thonë se ky akt mund të jetë i qëllimshëm.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë zjarr e shpërthime pranë Inchnya, rajoni Chernihiv.
Rreth 10 mijë persona lëvizën nga zona rreth e rrotull depos, e cila ndodhet rreth 176 kilometra nga juglindja e kryeqytetit Kiev.
Sipas mediave, përcjell tvklan.al, deri më tani nuk raportohet për viktima.
Duke folur në një konferencë për mediat, zyrtari Rodyon Tymoshenko tha se incidenti nisi me 4 shpërthime nëpër depo.
“Intensiteti i shpërthimeve sugjeron se me gjasë ishte sabotim”, tha ai.
Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.