Site icon Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në mobil shop në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një mobil shop në rrugën “Qamil Guranjaku” në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 e 40 minuta të paradites së kësaj të hëne në afërsi të Institutit të Higjienës.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur 34-vjeçari me inicialet G.H., pronari i dyqanit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa 34-vjeçari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit.

Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit mbeten për t’u qartësuar, por paraprakisht flitet për një ngjarje aksidentale.

Policia thotë se i plagosuri ka qenë duke punuar në dyqanin e tij me derën e jashtme të mbyllur në momentin që ka ndodhur shpërthimi në tavolinën e punës.

Shkaqet dhe lënda që ka shkaktuar shpërthimin pritet të zbardhet nga grupi. /Telegrafi/

Exit mobile version