Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm brenda depos së mjeteve piroteknike në Armeni, humb jetën një person dhe 20 tjerë lëndohen

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një depo të mjeteve piroteknike në Jerevan të Armenisë, ku si pasojë shpërtheu një zjarr i madh.

Sipas raportimeve të mediave botërore, shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e depos. E bazuar në informacionet zyrtare të autoriteteve lokale, ka humbur jetën të paktën një person dhe 20 tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Në terren kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin. E deri te shpërthimi erdhi kur një depo e fishekzjarrëve u përfshi nga zjarri.

Ajo çfarë shkaktoi më shumë kaos, është fakti se ajo gjendej vetëm pak metra larg qendrës së qytetit Jerevan.

Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale, tym i zi është parë duke u ngritur në ajër dhe disa shpërthime tjera me fuqi më të vogël shkatërruese – që duket se ndodhën si pasojë e përfshirjes nga zjarri të shumë kutive të barotit.

Ministria për Situata të Jashtëzakonshme, ka njoftuar se ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të atyre që po konsiderohen si të zhdukur. /Telegrafi/